Thursday, January 9, 2014

Kontrollimi i BMW i3 nepermes ores se menqur Samsung Galaxy Gear (Video)

Nje tjeter teknologji e prezantuar ne panairin elektronik CES 2014 nga BMW, ishte edhe kollaborimi i BMW dhe Samsung. Nepermes kesaj teknologjie ju mund te kontrolloni veturen tuaj elektrike te BMW nepermes ores se menqur nga Samsung, Galaxy Gear.


Samsung Galaxy Gear me aplikacionin BMW i Remote eshte i njejte me aplikacionin BMW i Remote App, ky aplikacion i mbane vozitesit te lidhur me veturat e tyre BMW i3 gjate gjithe kohes dhe gjithashtu punon ne menyre eficiente qe t'ju siguroj atyre asistencen e nevojshme jasht vetures.

Funksionet e ketij aplikacioni ofrojne informata mbi mbushjen e baterise dhe rrugen e mbetur te vetures se pare plotesisht elektrike, gjithashtu edhe per ndonje kohe te nisjeve qe i jane dhene vetures. Po ashtu ky aplikacion tregon nese dritaret jane te hapura, nese dyert dhe dritarja e kulmit jane te mbyllura dhe i lejon perdoruesit qe te dergojne destinacione te navigacionit tek vetura ose te rregulloj temperaturat - me mundesine e komandave te folura nepermes S Voice, asistenti i Samsung per njohjen e fjalimeve.

Shikoni videon ne kete link: http://www.youtube.com/watch?v=UW3MHnAryTA

Marre nga BMWBLOG.COM

No comments:

Post a Comment